Politike

Komiteti i Rindërtimit, Rama cakton detyrat për ministrat, jep premtimet: Brenda 2021 të prekurit nga tërmeti në apartament

30 Dhjetor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Komiteti i Rindërtimit, Rama cakton detyrat për ministrat, jep

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë Komitetin e Rindërtimit, ku janë bërë bilancet paraprake të dëmeve dhe është treguar shifra e mbledhur nga donacionet për fondin e rindërtimit. Kreu i Qeverisë në mbledhjen e sotme paraqiti objektivat dhe bëri një përmbledhje të punës të punës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij Kryeministri premtoi se asnjë nga banorët e prekur nga tërmeti nuk do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në çadër. Ai shtoi gjithashtu se spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit të parë të 2020. Kreu i qeverisë u shpreh brenda 6 muajorit të parë do të ngrihen kantierët për ndërtimin e lagjeve të reja. Rama u shpreh se në fund të vitit 2021 do të jenë akomoduar pjesa më e madhe e banorëve të prekur nga tërmeti që jetojnë në apartamente me qera e në çadra.

Ndërkohë pas fjalës së Ramës kanë qenë ministrat që kanë treguar punën e bënë në terren, ku ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, u shpreh se mijëra familje janë strehuar në apartamente me qera dhe në janar do të zhvillohet konferneca e donatorëve. Minsitri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në fjalën e tij shtoi se po punohet në terren për evidentimin e dëmeve dhe tha se të gjithë mund të shikojnë në kohë reale se çfarë pune bëjnë në terren grupet e punës.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjík pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(J.V. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit mbledhja e tretë e komitetit të rindërtimit situata pas termetit edi rama komiteti i rindertimit mbledhja e tretë e komitetit të rindërtimit situata pas termetit

Sondazh

Poll