Sport

Shqipëria s'ka fituar asnjëherë me Letoninë, ja statistikat me dy rivalët 'modestë'

Kuqezinjtë e Shqipërisë kanë njohur sot rivalët e Grupit K, për eliminatoret në Botërorin e vitit 2026.

13 Dhjetor 2024, 13:53 Nga DOSJA

Shqipëria s'ka fituar asnjëherë me Letoninë, ja

TIRANE - Kuqezinjtë e Shqipërisë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Dy rivalët e fundit duken më modestët, por edhe të njohur për kuqezinjtë, ndërsa më poshtë iu sjellim statistikat.

Çfarë bie në sy është se Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë Letonisë. Janë pesë ndeshje në total, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999. Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.

Shqipëria s'ka fituar asnjëherë me Letoninë, ja

Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur. Në anën tjetër një përballje është mbyllur barazim. Me Andorrën takimet regjistrohen nga viti 2000 deri në vitin 2021.

Shqipëria s'ka fituar asnjëherë me Letoninë, ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll