Sport

Botërorit 2026/ Kosova në Grupin B, goglat krijojnë “derbin” me Zvicrën...

Kosova bën pjesë në Grupin B me katër skuadra, ku do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë

13 Dhjetor 2024, 13:41 Nga DOSJA
Botërorit 2026/ Kosova në Grupin B, goglat krijojnë

ZVICER - Shorti i hedhur nga UEFA në mesditën e sotme në Zyrih për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ka qenë mjaft i veçantë edhe për Kosovën, e cila është shortuar në Grupin B.

Përfaqësuesja e “Dardanëve” e drejtuar nga Foda do të jetë në një grup me katër skuadra, ku njëra prej tyre është pikërisht Zvicra.

Rrugëtimi i përfaqësues së Kosovës në Botërorin 2026, që do të luhet në tri shtete (SHBA, Meksikë dhe Kanada), do të kalojë nga Zvicra e shqiptarëve... Suedia dhe Sllovenia.

Ndeshjet kualifikuese evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars të vitit 2025 dhe të përfundojnë me ‘play-off’-in në mars të vitit 2026.

12 skuadrat e renditura të para në grupe, plus 4 më të mirat e dala në ndeshjet “play-off”, pra gjithsejt 16 kombëtare të Europës, do të garojnë në finalet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të marrin pjesë 48 ekipe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll