Sport

E PABESUESHME, Shqipëri-Serbi në Botërorin e 2026-s!

Shqipëria që ishte në vazon e tretë të këtij shorti u rendit në grupin K me dhe me 5 skuadra sëbashku me, Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorran.

13 Dhjetor 2024, 12:43 Nga DOSJA
E PABESUESHME, Shqipëri-Serbi në Botërorin e 2026-s!

ZVICER - Në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti paraeliminator i Kupës së Botës 2026-të, që do të zhvillohet kontinentin amerikan mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

Shqipëria që ishte në vazon e tretë të këtij shorti u rendit në grupin K me 5 skuadra: së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorran.

Ngjarja më e madhe botërore e futbollit, e organizuar nga FIFA-s, për herë të parë në këtë kampionat të 2026-s do të ketë një shtim të numrit të skuadrave europiane nga 13 në 16. Ky konsiderohet si edicioni më gjithëpërfshirës i të gjithë edicioneve të Kupave të Botës deri më tani, me gjithsej 48 ekipe.

Faza e grupeve kualifikuese të zonës Europiane ku jemi edhe ne, pjesë të UEFA-s, do të fillojë ndeshjet në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor po të vitit të ardhshëm, 2025. Turneu do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë skuadra dhe fituesit e grupeve që sigurojnë një vend në fazën finale.

Katër vendet e mbetura do të vendosen në mars të vitit 2026 në një play-off me 12 vendet e dyta të grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës  dhe as si kryesuese të grupeve.

Këto janë grupet kualifikuese

Grupi A : Gjermani/Itali (fituesi), Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.
Grupi B : Zvicra, Suedia, Sllovenia dhe Kosova.
Grupi C : Portugali/Danimarkë (humbësi), Greqi, Skoci dhe Bjellorusi.
Grupi D : Francë/Kroaci (fituesi), Ukrainë, Islandë dhe Azerbajxhan.
Grupi E : Spanjë/Holandë (fituesi), Turqi, Gjeorgji dhe Bullgari.
Grupi F : Portugali/Danimarkë (fituesi), Hungari, Republika e Irlandës dhe Armenia.
Grupi G : Spanjë/Holandë (humbësi), Polonia, Finlanda, Lituania dhe Malta.

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Qipro dhe San Marino.
Grupi I : Gjermani/Itali (humbësi), Norvegji, Izrael, Estoni dhe Moldavi.
Grupi J : Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistani dhe Lihtenshtajni.
Grupi: K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia dhe Andorra.
Grupi L : Francë/Kroaci (humbësi), Republika Çeke, Mali i Zi dhe Gjibraltar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll