13 Dhjetor 2024, 14:35
Nga ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk beson në sondazhe. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha iu referua rastin të Kamala Harris, e cila në sondazhe rezultonte fituese e zgjedhjeve ne SHBA.
Berisha i konsideron sondazhet një piramidë mashtrimi. Sipas tij, të besosh pollet në Shqipëri është njësoj si të besosh Ramën. Kreyopozitari thekson se sondazhet mund të manipulohen, prandaj ka zgjedhur të mos besojë rezultateve të tyre.
"Narkoregjimi dhe prokuroria janë e njëjta gjë.
Prokuroria është një instrument në duart e saj.
Për sa u përket polleve, nëse nuk do ishin piramidë mashtrimi, sot do ishte fituese Kamala Harris.
Kështu që unë nuk u kam besuar ndonjëherë polleve, kam marrë një leksion në vitin 1992, kur Gallup që në atë kohë ishte numër 1 në botë për pollet, nxori Partinë Socialiste para 22 marsit me 27 pikë përpara PD. Reale kjo.
Dhe ai bëri një vendim që nuk bëjmë më polle në Shqipëri dhe gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll në Shqipëri.
Ka bërë Gallup International me bazë në Bullgari.
Kështu që të besosh pollet në Shqipëri është njëlloj si të besosh Edi Ramën.
Është totalisht një manipulim i paskrupullt që u bëhet atyre.
Shkalla më ekstreme e manipulimit.
Besoju pak këtyre që nuk kontrollohen, dixhitaleve, aty Edi Rama është përtokë dhe e di vetë ai, me gjithë shumat e mëdha që paguan, është përtokë.
Edhe herën e parë, në vitin 2016, të gjitha pollet e nxirrnin Trump humbës me përqindje të madhe. Dixhitalet nuk e nxirrnin, e nxirrnin të vërtetë.
Pas kësaj u fut manipulimi edhe te dixhitalet.
Pastaj ky u kthye te qytetarët, ata nuk manipulohen.
Po t’i takosh, nuk i manipulon dhe fitoi.
Kështu që edhe ne do fitojmë.
Është radha jonë, ne do fitojmë!", tha Berisha.
sali berisha sondazhet
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:32
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi sot pjesëmarrjen e tij në protestën e 23 dhjetorit. Berisha...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:34
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:32
ZH.LL
Berisha
TIRANË- kryeopozitari Sali Berisha e ka konsideruar konfliktin në kushtetuese një akt qesharak. Gjatë konferencës për...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:16
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:13
M.B
Foto nga Konferenca
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se po krijojnë librin e zi të të gjitha akteve, a...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dklaroi sot në një konferencë për shtyp se ryshfeti në prop...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:11
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:05
N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:52
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 14:03
ZH.LL
Berisha ne konference
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit të operacioneve të poliicë, teksa ...