Politike

Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me Erion Veliajn

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se një javë më parë ka publikuar një status me dy foto në të cilën informoi publikun se kreu i SPAK, Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Ai shtoi se Anastasi është daja i bashkëshortes.

13 Dhjetor 2024, 14:11 Nga N.F
Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se një javë më parë ka publikuar një status me dy foto në të cilën informoi publikun se kreu i SPAK, Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Ai shtoi se Anastasi është daja i bashkëshortes.

Më tej ai theksoi se djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj është personi në foto me Edi Ramën ndërsa shton se ai është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit. 

Berisha shtoi se Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit. Sipas tij mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin. Ai shtoi se tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare. Me foto në duar Berisha shprehet se ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. 

Fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po! Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes. Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.


Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit. Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë. Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare. Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen. Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki. Ja ku është!

berisha veliaj

Sondazh

Poll