Politike

"Në krye është Rama, pas tij vjen Dumani!" Berisha: Po krijojmë librin e zi të akteve, antiligjore, antikushtetuese

Ai shtoi se krimi elektoral është krim kushtetues, përbën shkallën më të rëndë të krimit.

13 Dhjetor 2024, 14:13 Nga M.B
"Në krye është Rama, pas tij vjen Dumani!" Berisha: Po
Foto nga Konferenca

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se po krijojnë librin e zi të të gjitha akteve, antiligjore, antikushtetuese. Sipas Berishës në krye të Librit të Zi është kryeministri Edi Rama, pas tij është  kreu i SPAK Altin Dumani, i cili, sipas Berishës, me firmën e tij ka bërë gjithçka të mos hetohet krimi elektoral. Ai shtoi se krimi elektoral është krim kushtetues, përbën shkallën më të rëndë të krimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këtë radhë ne jemi në situatë krejt tjetër. Ne ja dolëm, de fakto, të sanksionojmë zgjedhjet në Shqipëri. Janë rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare, që shpallin se, Edi Rama dhe socialistët kanë shndërruar në fasadë procesin zgjedhor. Ne e kemi arritur këtë. Pra çdo qytetar shqiptar duhet të ndjejë një lloj lehtësimi, në kuptimin e asaj që, vota u mbrojt. Ne jemi zotuar se do të mbrojmë votën. Sot vjedhja e votës së tyre është e dënuar në mbarë botën. Çfarë bëjmë ne tjetër.

Ne po krijojmë librin e zi të të gjitha akteve, antiligjore, antikushtetuese. Në krye të Librit të Zi është Edi Rama, pas tij është Altin Dumani, një kriminel elektoral që vjen fill pas Edi Ramës, i cili me firmën e tij ka bërë gjithçka të mos hetohet krimi elektoral. Do paraqes unë këtu para jush, përveç atyre dosjeve të famshme, do paraqes dokumente të reja, që tregojnë se si Altin Dumani, fsheh dosjet e krimit elektoral, të tjerat po e po. Unë u garantoj ju që, mbi 50% e çdo dosje, është krim elektoral i mirëfilltë, se këta bandat i kanë shfrytëzuar për dy gjëra. Për të ndarë paratë e drogës dhe për ti ndarë bashkërisht me ta, dhe për të zgjedhjet, evidente.

Besoj se ju e patë Çyrben. Se ku doli Çyrbja deputet i dytë në qarkun e Durrësit, pas Edi Ramës me urdhër të Avdylëve. Do të mësoni shumë gjëra të tjera. E garantoj Dumanin se do të marrë ndëshkimin ligjor më të fortë, për këtë krim të shëmtuar që bën ndaj shqiptarëve. Krimi elektoral është krim kushtetues, përbën shkallën më të rëndë të krimit. Dhe ai i mbyll sikur ta ketë dyqanin e vet, sikur të jetë prokurori private e Ramës dhe jo si prokurori e Kushtetutës, institucion i akuzës, kushtetues i vendit.

sali berisha

Sondazh

Poll