Politike

Berisha: Mjeku Prifti u arrestua në flagrancë për shumën që iu gjet në zyrë kurse Ajola Xoxa po bëhen përpjekje për të falsifikuar dokumentin

Berisha shtoi se Dumani e bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente. Ai shtoi se PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës ndërsa theksoi se kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.

13 Dhjetor 2024, 14:16 Nga N.F
Berisha: Mjeku Prifti u arrestua në flagrancë për shumën
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Ai theksoi se ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes. 

Berisha shtoi se Dumani e bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente. Ai shtoi se PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës ndërsa theksoi se kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.

Berisha tha se profesor Edvin Priftit, për paratë e tij të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë dhe e arrestuan në flagrancë. Ai shtoi Ndërkohë ai tha se për Ajola Xoxan u bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin.

Fjala e Berishës:

Pse bëhet aktuale kjo? Duhet ta dini se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes. Pse e bën këtë? E bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente. Sigurisht që ne do e sigurojmë dosjen se BKH ka njerëz dixhitalë. Ka edhe në gjykatë punonjës dixhitale të ndershëm, por ne dosja na takonte zyrtarisht se jemi kallëzuar, PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës. Siç e shihni kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.


A mund të imagjinoni ju, kontrollohet Velica, nuk kontrollohet banesa, thonë, i kontrollohet vetëm telefoni. Shkojnë në galeri, i gjejnë çerek milioni euro kesh, të ndaluara, të dënueshme me ligj.
Profesor Edvin Priftit, për paratë e tij, të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë, e arrestuan në flagrancë e quajtën. Kurse për Velicën, që nuk mund t’i kishte kurrë... pa le pastaj që u përpoq të akuzonte të tjerët se janë të filanit, të fishekut, mashtrime të turpshme, nuk i hyri ferra në këmbë, përkundrazi bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin. Bënë një dokument të ri për 80 mijë dhe duan ta bëjnë për 20 mijë.
Por ai që ka firmosur, ka qëndruar. U zhduk përkohësisht, por ai qëndron se jo çdo njeri shitet dhe blihet siç bëjnë këta. Kjo është situata.

berisha veliaj

Sondazh

Poll