Politike

Konflikti në Kushtetuese/ Berisha: Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë! Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit

Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Berisha thotë se kjo është një përplasje tipike e narkoshtetit.

13 Dhjetor 2024, 14:32 Nga ZH.LL
Konflikti në Kushtetuese/ Berisha: Sadushi i KED-së i propozon
Berisha

TIRANË- kryeopozitari Sali Berisha e ka konsideruar konfliktin në kushtetuese një akt qesharak. Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Berisha thotë se kjo është një përplasje tipike e narkoshtetit. 

Teksa komenton situatën në Kushtetuese për propozimin e kandidatëve për Gjykatën e Lartë, Berisha e konsideron një zhvillim tipik të narkodrejtësisë, siç ai e quan. 

"Përplasje tipike e narkoshtetit. Çfarë ndodh? Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharak mi tokë. Sadushi i propozon Sadushit, kështu mund ta quaj unë këtë. Dmth, kryetares së Gjykatës Kushtetuese i skadon mandatin, ajo këtë nuk e ka fshehur. Kushtetuta në asnjë nen nuk autorizon asnjë institucion tjetër, përvec gjykatës që të shpallë vakancën. Ma gjeni ju, shkoni e lexoni. Ku shkruhet që Gjykata e Lartë shpall vakancën e Gjykatës Kushtetuese. Është si me thënë, Apeli shpall vakancën e Gjykatës së Lartë.
Kjo është drejtësi, çfarë ti thuash, bande.
Sadushi, se ku është problemi, problemi është i fortë.
Zonjës në fjalë i mbaron mandati në 31 dhjetor, ajo e ka shprehur këtë dhe normalisht Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë vakancën se ja ka lënë ligji.
E shpall Sadushi, kryetar i KED-së, dëgjojeni pak se është e bukur, kryetari KED-it. KED-i është institucioni kushtetues që i propozon, pasi i shqyrton kandidaturat, Gjykatës së Lartë. Pra, Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharat. Të paktën në këtë rast, Sadushi nga njëri funksion duhet të japë dorëheqjen. Por ku e le Xhafaj me dhënë dorëheqjen. Ai do me çdo kusht dhe thotë, jo, skadon në Mars, në mënyrë që ti kapë vetë ai të 3 kandidaturat. Ajo skadon në 31 dhjetor dhe kjo e ka në rregull. Viti nuk mbaron në mars, por në 31 dhjetor. Është një zhvillim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër. Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit. Narkodrejtësia.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll