Politike

"Basha dhe Balla të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme!" Protesta e 23 dhjetorit/ Berisha: Do të jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë

Berisha tha se skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Ai shtoi se do të jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë.

13 Dhjetor 2024, 14:32 Nga M.B
"Basha dhe Balla të lidhur në mënyrë të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi sot pjesëmarrjen e tij në protestën e 23 dhjetorit. Berisha tha se skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Ai shtoi se do të jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Gjithashtu në konferencën e sotme për shtyp, Berisha tha se Lulzim Basha dhe Taulant Balla janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër...

Të marrë me vete Taulant Ballën. Ata janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme. Nuk jam unë që e kam lidhur Bashën me Ballën. Janë lidhur vetë ata në mënyrë të pandashme gjer në fund.

sali berisha

Sondazh

Poll