Politike

Procesi gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar/ Berisha: Avoketërit e mi po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpreh se avoketërit po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg. Berisha theksoi se i gjithë procesi është i dokumentuar.

13 Dhjetor 2024, 14:34 Nga N.F
Procesi gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar/ Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpreh se avoketërit po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg. Berisha theksoi se i gjithë procesi është i dokumentuar.

Ai shtoi se problemi ishte se Mbretëria e Bashkuar kishte një gjykatë të veçantë për këtë çështje dhe asgjë nuk merrej nga gjykata e zakonshme pa kaluar në këtë kanal. Berisha theksoi se shqyrton me avoketërit  paraqitjen në Strasburg të procedurës për arsye se kanë bërë shkelje të rënda procedurore.

Fjala e Berishës:

Kërkesa ime nuk ka qenë për heqjen ose mosheqjen, ka qenë për mosndjekjen e procedurës.
Tani kjo më hap mua rrugën, avoketërit e mi po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg. I gjithë ky proces, i cili është i dokumentuar një proces kangur, që diskrediton çdo vend të lirë, kishte një synim që unë të padisja për shpifje siç veprova me sekretarin Blinken. Por problemi ishte se Mbretëria e Bashkuar kishte një gjykatë të veçantë për këtë çështje dhe asgjë nuk merrej nga gjykata e zakonshme pa kaluar në këtë kanal.


Tani, unë po shqyrtoj me avoketërit e mi Strasburgun, paraqitjen në Strasburg të procedurës, edhe njëherë të procedurës, për arsye se kanë bërë shkelje të rënda procedurore. Nuk mund të them se avoketërit nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përfundimtare nëse përputhet me veprimtarinë e Strasburgut apo jo. Në princip po, se Strasburgu qëndron për procedurat. Por në rastin konkret, duhet ta elaborojnë më shumë. Kështu që nuk përbën asnjë lloj risie kjo.

berisha

Sondazh

Poll