13 Dhjetor 2024, 13:56
Nga ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha thotë se ngjarjet tragjike si ajo te "Fan Noli" po shtohen çdo ditë në shkolla të ndryshme të vendit.
Berisha shprehet, se narkoshteti siç ai e quan, ka futur krimin dhe drogat në shkolla. Berisha bëri thirrje për prindërit dhe nxënësit që të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla, teksa ka dënuar ashpër qëndrimin indiferent të Ministrisë së Arsimit.
Në fund, Berisha ka garantuar se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë.
"Çështja e dytë që desha të sjell, zhvillimet e tjera dramatike në shkollat e vendit.
Ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’ po përsëritej pothuajse me një gravitet të ngjashëm në Cakran të Fierit.
Po kështu një lajm që duhet verifikuar, dhe u kërkoj medieve ta verifikojnë, se një raportim më ka ardhur mbrëmë për shkollën ‘Isa Boletini’, dhe që e kanë fshehur.
Pra, kanë futur krimin dhe drogën në shkolla narkoshteti.
Po fute drogën, ke futur krimin, i ke futur të gjitha.
Prindër në Cakran rrëfejnë se nxënësit rrahin mësuesit. Degradim i plotë i narkoshtetit, por degradim i atyre institucioneve, të cilat janë institucionet më të rëndësishme siç janë shkollat.
U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit.
Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria.
Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë.
Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit.", tha Berisha.
sali berisha shkollat
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:44
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radh...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:46
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demo...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:31
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e so...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:39
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që ësh...
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:23
M.B
Erinda Ballanca dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:57
ZH.LL
celibashi-vanhorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një t...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:48
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:49
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, fo...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:39
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.
Gjatë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:32
N.F
Rexhë Byberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin pëe të lënë në arrest shtëp...