Politike

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ "Proces të drejtë dhe transparent", VanHorn pret në takim Celibashin, garanton mbështetjen e SHBA-së për KQZ

Ambasada thekson se kjo vizitë u ka dhënë zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale të SHBA-së.

13 Dhjetor 2024, 12:57 Nga ZH.LL
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ "Proces të drejtë dhe
celibashi-vanhorn

TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një takim kryekomisioneirn e KQZ, Ilirjan Celibashi. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në "X", thuhet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. 

Ambasada thekson se kjo vizitë u ka dhënë zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale të SHBA-së. Celibashi ka informuar për përgatitjet e KQZ përpara zgjedhjeve, teksa VanHorn ka shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara. 

“Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale të SHBA-së dhe për të forcuar lidhjet profesionale. Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit. Dhe zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

ambasada amerikane nancy vanhorn ilirjan celibashi

Sondazh

Poll