Politike

“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës! Një sfidë përgjegjësie për administratën

Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar.

13 Dhjetor 2024, 12:39 Nga ZH.LL
“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.

Gjatë fjalës së tij, Rama e konsideroi një sfidë të vërtetë duke marrë parasysh volumin e informacioneve që duhen përditësuar. Kreu i qeverisë, ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.

Nga ana tjetër, Rama tha se kjo do jetë një sfidë përgjegjësie edhe për punonjësit e institucionit. Përmes platformës do të vlerësohet edhe performanca e tyre në shërbimin dhe kryerjen e punës, në kohë dhe me korrektësi. 

“Përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin e informacioneve, që duhet përditësuar, kjo do jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri hap pas hapi do t’ia dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacione në një rutinë. Tjetra, që është një risi, që është shumë e rëndësishëm e është interaktiviteti i saj, që do të thotë se deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias, i drejtohet një institucioni të caktuar nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohej komisionerit, pastaj komisioneri i drejtohet institucionit. Në 70% të rasteve jepet në sekondë. Behët fjalë për vonesa të lidhura pa asnjë qëllim, por nga nënvlerësimi dhe mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale dhe në afate, ndërkohë 30% tjetër  i mos përgjigjeve është më kompleks. Me platformën, do mund të ndjek vetë në kohë reale statusin e kërkesës, dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afateve dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në atë institucion, që është zyra apo personi, që duhet të përgjigjet, por nga ana  tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancën në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarëve. Kjo do të rrit shkallën e përgjegjësisë për tu përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre, që vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për të kryer detyrën, që mund të pasojat me sanksionet përkatëse, sipas ligjit të administratës."

 

edi rama “transparent albania”

Sondazh

Poll