Politike

"Veliaj vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në këmbë", Blushi nga protesta: SPAK na tregon se ku ndodhet ‘Harabeli’! Merret me disa para që bashkëshortja e tij paska përfituar

Sipas tij  SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Veliajn. Blushi shtoi se kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës.

13 Dhjetor 2024, 13:31 Nga N.F
"Veliaj vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi u shpreh se janë të pranishëm për të denoncuar një hajdut që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti.

Ai shtoi se pasuria e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë. Sipas tij  SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Veliajn. Blushi shtoi se kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës. Ai shtoi se Rama vendos se kur Erion Veliaj duhet të hyjë në burg, para apo pas zgjedhjeve.

"Jemi këtu për të denoncuar një hajdut, fytyrat e të cilit duhet të stampohen në çdo kosh mbeturinash dhe duhet të jenë një manual se si, një djalë i ri që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti.


Një pasuri e cila fillon e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë. Vijoi vit pas viti pasurinë e tij e cila deri dje ishte një kosh me bisht dhe sot janë me qindra kulla në Tiranë ku pastrohen paratë e tij të pista. SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Velaijn.

Në fakt kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender të fëlliqur që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës dhe se është ai që vendos se kur, Erion Veliaj duhet të hyjë në burg, para apo pas zgjedhjeve.

Ndërkohë që SPAK vazhdon të merret me ‘Harabelat’ e Erion Veliajt. Unë po i tregoj një provë, një firmë të kryetarit ilegjitim të Bashkisë së Tiranës. Ja ku e ke urdhrin. Është kjo firmë që i hapi udhën inceneratorit që nuk ekziston të Tiranës, është kjo firmë që gllabëron çdo ditë 70-90 mijë euro taksa të qytetarëve të Tiranës. Mjafton kjo firmë që Erion Veliaj të ishte arrestuar 7 vite më parë.

Ndërsa SPAK na tregon se ku ndodhet ‘Harabeli’, merret me disa para që bashkëshortja e Erion Veliajt paska përfituar. Në fakt janë shumë qesharake, dhe me shumat e Harabelit ai del një xhepist urbanësh, ku ndërkohë ai është një dinozaur i tmerrshëm i gllabërimit të qindra milionë euro të taksave tuaja. Edhe sot e kësaj dite vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në këmbë.

Jemi shumë pranë fitores, edhe pak kohë na duhet të rrëzojmë këtë regjim, që kapi për fyti edhe drejtësinë që ka kapur për fyti, edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku kemi depozituar edhe aty një tjetër kallëzim për taksën e përkohshme shkollore," tha Tedi Blushi.

blushi protesta para bashkise

Sondazh

Poll