Politike

Berisha: Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme! U kërkoj degëve të PD të organizojnë protesta kundër tyre

13 Dhjetor 2024, 13:46 Nga ZH.LL
Berisha: Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demonstrada përpara ambasadave. Gjatë konferencës me gazetarë, Berisha ka deklaruar se ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.

Berisha ka bërë thirrje që të mobilizojnë forcën e tyre ndaj ambasadave dhe punonjësve të tyre, pasi sipas tij, ata janë të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

"Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.
Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.
Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.
Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.
Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.
Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.
Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë.", tha Berisha.

sali berisha ambasadat demonstrada

Sondazh

Poll