Politike

Platforma “Transparent Albania”/ Gonzato: Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara! BE mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë

Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.

13 Dhjetor 2024, 12:48 Nga N.F
Platforma “Transparent Albania”/ Gonzato: Qeverisja transparente
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platformës “Transparent Albania”. Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme. Ai shtoi se korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore minon besimin te institucionet dhe dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.

Gonzato u shpreh se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara. Ai ka theksuar se BE do të mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet anti-korrupsion të Shqipërisë.


“Do të forcojë nevojën për të përmirësuar ndërgjegjësimin e zyrtarëve publikë për standardet etike. Plane më specifike do të trajtojnë probleme strukturore në sektorë të cënueshëm që janë identifikuar në projekt-strategjinë e korrupsionit, e cila do të miratohet së shpejti.

Në vlerësimin e risqeve të korrupsionit në sektorë të cënueshëm, kjo strategji ka bërë një analizë të ciklit të prokurimit publik duke u zgjeruar në funksionimin e Kadastrës, pra një analizë që trajton disa nga çështjet më urgjente të vendit që duhet të trajtohen për të arritur standardet e integritetit.

Na duhet vullnet i fortë politik, transparencë dhe angazhim publik. Nuk mund të ketë ndryshim mendësie, sidomos për të luftuar korrupsionin në rast se nuk investojmë për t’i edukuar të rinjtë sa më herët dhe që të rrisim ndërgjegjësimin tek të gjithë brezat. Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur para me integritetin”, tha ai.

Gonzato konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeverisja transparente dhe digjitalizimi janë hapa thelbësorë në këtë drejtim.

"Nuk ka ndryshim mendësie nëse nuk investojmë për të edukuar të rinjtë. Qeverisja transparente tematika kryesore. Është baza e duhur për llogaridhënie. Ka hapësirë për të përmirësuar punën në institucionet përkatëse.

Përpjekje të tilla sjellin përmirësime dhe të mira afatgjata dhe zhvillime të qëndrueshme. Ecuria për digjitalizimin do plotësohet me procedura transparente të nivelit të dytë. Do sigurojnë që digjitalizimi të përforcohet në të gjitha nivelet. BE do vazhdojë të mbetet i përkushtuar për përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë. Kjo është rruga për në BE," tha ai.

gonzato be shqiperia

Sondazh

Poll