13 Dhjetor 2024, 13:39
Nga ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që është nën kërcënimin e vendit të punës pasi duhet të sigurojë vota për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha thekson se zhvillimet e reja dëshmojnë se po rrezikohet vota. Sipas Berishës, narkoshteti siç ai e quan, po mobilizon të gjithë potencialet e tij për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.
"Një seri zhvillimesh të reja dëshmojnë se narkoshteti po mobilizon të gjithë potencialet e tji për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.
Punonjësit civilë të qeverive vendore, të arsimit, punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale.
Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit.
-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.
-Pse, çfarë ke?
-Do më heqin nga puna.
-Pse?
-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.
-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?
-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.
-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.
Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre.", tha Berisha.
sali berisha votat
Politike
13 Dhjetor 2024, 13:23
M.B
Erinda Ballanca dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:57
ZH.LL
celibashi-vanhorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një t...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:48
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë aktivitetit për prezantimin e platform&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:49
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, fo...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:39
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.
Gjatë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:32
N.F
Rexhë Byberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin pëe të lënë në arrest shtëp...
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:35
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cced...
Politike
13 Dhjetor 2024, 09:28
ZH.LL
Osmani-Cruz
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Washington DC ku ka mbajtur takime me sena...
Politike
13 Dhjetor 2024, 09:23
N.F
Ahmeti
MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet ditën e djeshme ka zhvilluar një tubimin me qytetarët n&e...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:54
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në intervistën e tij më të fundit në lidhje me zhgjënjimin ...