Politike

"S’na latë rehat me marr frymë!" Kryemadhi sërish në SPAK, deputetja drejtuar gazetarëve: Na e morët shpirtin!

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ajo bëri edhe batuta me gazetarët. 

13 Dhjetor 2024, 12:35 Nga M.B
"S’na latë rehat me marr frymë!" Kryemadhi sërish
Monika Kryemadhi


TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ajo bëri edhe batuta me gazetarët. 

“Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë”, tha ajo.

Kryemadhi ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente. Ndaj deputetes së PL-së është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK. Një javë më parë, Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.

Kryemadhi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll