Sport

Beteja Mbappe-PSG, Shoqata Franceze mbështet lojtarin: “Është e papranueshme!”

Komisioni ligjor i LFP (11 shtatorin e kaluar) dhe komisioni i përbashkët i Apelit (më 25 tetor) e kishin dënuar PSG-në të paguante ish-yllin e saj, por klubi e çoi vetë Ligën e Futbollit në gjykatë. Për këtë arsye Komisioni Disiplinor vlerësoi se ai nuk mund ta pranonte më ankesën e Kylian Mbappe.

13 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Beteja Mbappe-PSG, Shoqata Franceze mbështet lojtarin:

FRANCE - Shoqata Franceze e Futbollistëve (UNFP) e konsideron "të papranueshme" faktin që Liga Profesionale e Futbollit (LFP) ka refuzuar ankesën e Kylian Mbappe kundër Paris Saint-Germain për pagesën e 55 milionëve tashmë të famshme në paga dhe shpërblime të papaguara nga klubi në muajt e fundit të qëndrimit të lojtarit në kryeqytet.

Mbappe, pasi fitoi betejat e para në gjykatat e Federatës, i ishte drejtuar komisionit disiplinor të LFP për këto pagesa të humbura.

Komisioni ligjor i LFP (11 shtatorin e kaluar) dhe komisioni i përbashkët i Apelit (më 25 tetor) e kishin dënuar PSG-në të paguante ish-yllin e saj, por klubi e çoi vetë Ligën e Futbollit në gjykatë. Për këtë arsye Komisioni Disiplinor vlerësoi se ai nuk mund ta pranonte më ankesën e Kylian Mbappe.

“Nuk është hera e parë dhe për fat të keq as e fundit, që një klub përdor të gjitha mjetet e mundshme të parashikuara në rregullore,- denoncon UNFP-në, - e cila i kërkon shprehimisht Lidhjes të zbatojë rregullat e saj dhe vendimet e komisioneve të saj”, në një deklaratë për shtyp të publikuar sot.

“Për UNFP-në rëndësi ka lojtari, që ka të drejtat e tij dhe gjithashtu shumat në fjalë: ky vendim i Komisionit Disiplinor të LFP është i papranueshëm, i cili duhet të varet nga kontrata kolektive e miratuar nga klubet.

Prandaj kontratat po bëhen tallje, të firmosura si dhe rregulloret, duke hapur kështu “kutinë e Pandorës” për t'u përballur përfundimisht me Kartën e Futbollit Profesional... Dmth, marrëveshjen kolektive që shumë drejtues e konsiderojnë si kufizuese, sepse pengon dëshirat e tyre për të ripërcaktuar kontratat e punës dhe kushtet për të ushtruar atë. Profesioni i futbollistit profesionist në Francë nuk do ta pranojë kurrë,”- thuhet në të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll