Sport

Të gjithë flasin për Yamal, por Gerard Pique i ka sytë te dikush tjetër te Barcelona!...

Ish-mbrojtësi Gerard Pique ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar te skuadra blaugrana.

12 Dhjetor 2024, 17:32 Nga DOSJA

Të gjithë flasin për Yamal, por Gerard Pique i ka sytë te

SPANJE - Legjenda e klubit katalanas ka thënë, se të gjithë pëlqejnë anësorin Lamine Yamalin, por për të, më i mirë është mbrojtësi Pau Cubarsi.

“Lojtari im i preferuar te Barcelona? Të gjithë do të thonë Lamine, por për mua është Pau Cubarsi”,- ka thënë Gerard Pique.

Zgjedhja e Gerard Piques mund të ketë një ose dy gjëra, që mund të kenë ndikuar në preferencën e tij, si një ish-legjendë mbrojtëse gjatë ditëve të tij si profesionist.

Megjithatë, Cubarsi është dalluar në mbrojtjen e Barçës me disa paraqitje të jashtëzakonshme gjatë një sezoni e gjysmë të fundit.

Spanjoli është në të njëjtën moshë me Lamine Yamal, në moshën 17-vjeçare, mbrojtësi tashmë është duke shfaqur performancat më të mira në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2024, 15:54

Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pak&eum...