Sport

E paprecedentë!... Në Atletico Madrid-Slovan Bratislava, të dy trajnerët e ekipeve aktivizuan djemtë e tyre në ndeshje

Giuliano Simeone luajti për skuadrën e Diego Simeones, ndërsa Vladimír Weiss aktivizoi në fundin e ndeshjes... Vladimír Weiss

12 Dhjetor 2024, 17:13 Nga DOSJA
E paprecedentë!... Në Atletico Madrid-Slovan Bratislava, të dy

 SPANJE - Në Atlertico Madrid-Slovan Bratislava, kjo e mërkurë u shënua nga një skenar i paprecedentë në Champions League.

Për herë të parë në të gjithë historinë e kompeticionit, në një ndeshje u shfaqën njëkohësisht një çift... baballarësh dhe djemsh.

Nga ana e bardhekuqve, babai dhe trajneri Diego Simeone, i cili drejton Atletico Madridin që nga viti 2011, luajti në 11-shen me djalin e tij Giuliano Simeone.

Për skuadrën sllovake, trajneri Vladimír Weiss, ka aktivizuar në minutën e 84-të djalin e tij... Vladimír Weiss. Dhe po, e keni lexuar mirë: emri është i njëjtë!

Duhet theksuar se skuadra spanjole fitoi 3-1, në një ndeshje ku asnjëri nga lojtarët e lartpërmendur nuk shënoi. Álvarez dhe Griezmann, dy herë, shënuan golat e Madridit, ndërsa Strelec, nga një penallti shënoi për Slovan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2024, 15:54

Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pak&eum...