Sport

Tjetër yll i futbollit italian merr mikrofonin dhe ngjitet në skenë: Moise Kean publikon një album rap!...

Sulmuesi italian nxjerr në shitje albumin: "Të zgjedhurit", një prodhim me 11 këngë

12 Dhjetor 2024, 16:59 Nga DOSJA

Tjetër yll i futbollit italian merr mikrofonin dhe ngjitet në

ITALI - Lista e futbollistëve që po nisin karrierën muzikore, sa vjen dhe shtohet. Një emër i ri shkruhet në të.

Po flasim për Moise Kean, një premtim i përjetshëm italian që debutoi me Juventusin në moshën 16-vjeçare, ai ishte futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që luajti në Serinë A, dhe që tani vesh ngjyrat e Fiorentinës, pasi nuk mundi të provonte potencialin e tij të vërtetë në klube si Hellas Verona, Everton dhe PSG.

Megjithatë, në moshën 24-vjeçare, ai është në kohën e duhur për t'ia dalë në futbollin botëror... apo edhe si një këngëtar rep.

Pasi publikoi, nën pseudonimin KMB, një këngë vitin e kaluar, e cila krijoi më shumë se një milion shikime, futbollisti italian tani ka publikuar albumin "The Chosen” (i zgjedhuri, në portugalisht), i përbërë nga 11 këngë dhe i cili përmban edhe bashkëpunime me emra si Stunna, Sey Blessed dhe Elena Manuele.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2024, 15:54

Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pak&eum...