Sport

Tragjedi në familjen e futbollistit të Young Boys!

Sulmuesi i ekipit zviceran, Meschack Elia, ka humbur djalin e tij vetëm pesë vjeç.

13 Dhjetor 2024, 00:37 Nga DOSJA
Tragjedi në familjen e futbollistit të Young Boys!

ZVICER - Një lajm tragjik ka tronditur skuadrën e Young Boys vetëm pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Stuttgartit. Sulmuesi i ekipit zviceran, Meschack Elia, ka humbur djalin e tij vetëm pesë vjeç.

Lajmi ka mbërritur në prag të ndeshjes, të cilën Elia, natyrisht, nuk e luajti, por ndeshja u zhvillua normalisht.

Njoftimi i Young Boys

"Fëmija ka ndërruar jetë në mënyrë krejtësisht të papritur pas një sëmundjeje të shkurtër, të martën në mbrëmje morëm një lajm të tmerrshëm. Bashkëshortja e Elias ishte nisur me dy fëmijët në Republikën Demokratike të Kongos, ku ndodhi ngjarja tragjike. BSC Young Boys është i tronditur dhe shpreh ngushëllimet më të thella për Meschack Elian, duke i uruar atij dhe familjarëve të tij forcë dhe besim. Ne do ta mbështesim dhe do ta ndihmojmë Meschack-un në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë këtij momenti të vështirë," thuhej në deklaratën e Young Boys lidhur me ndarjen nga jeta të djalit të Elias, vetëm pesë vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2024, 15:54

Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pak&eum...