Sport

Derbi i vogël Dinamo-Tirana, “kryefjala” e javës së 18-të të Superiores…

Fundjava, duke filluar nga e shtuna, mirëpret ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

13 Dhjetor 2024, 07:31 Nga DOSJA

Derbi i vogël Dinamo-Tirana, “kryefjala” e javës së

TIRANE - Java e 18-të e Kampionatit të të 86-të të Superiores do të zhvillohet në dy ditë. Tre prej ndeshjeve të kësaj jave do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat përmbyllëse do të zhvillohen të dielën.

Në ora 16:00, do të luhen ndeshja hapëse e javës së 18-të, Vllaznia-Laçi. Po të shtunën, do të zhvillohet edhe dy takimet e tjera mes Dinamo City-Tirana dhe Partizani-AF Elbasani. Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në ora 19:00.

Të dielën, do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 18-të. Teuta pret Egnatian në shtëpi në ora 16:30, ndërsa Skënderbeu po në këtë orë do të përballet me Bylisin.

Ja dhe kalendari i javës së 18-të të kampionatit Abissnet Superiore:

Vllaznia - Laçi, 14 dhjetor, ora 16:00

Dinamo City - Tirana, 14 dhjetor, ora 19:00

Partizani - AF Elbasani, 14 dhjetor, ora 19:00

Teuta - Egnatia, 15 dhjetor, ora 16:30

Skënderbeu - Bylis, 15 dhjetor, ora 16:30

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll