Sport

VIDEO / Lazio mund Ajaksin dhe rikthehet në krye!

Në ndeshjet e tjera spikat suksesi 3-2 i Lyonit përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndërsa Porto iu imponua 2-0 Midtjyllandit.

12 Dhjetor 2024, 23:02 Nga DOSJA

HOLLANDE - Lazio i jep leksion futbolli Ajaxit në ‘Johan Cruijff Arena’, duke u hakmarrë edhe për përplasjet në distancë mes dy klubeve para kësaj ndeshjeje. Bardhekaltrit triumfuan 3-1 dhe ngjiten në krye në kuotën e 16 pikëve pas pesë ndeshjeve, aq sa ka grumbulluar edhe Bilbao.

Tchaouna në pjesën e parë dhe Dele-Bashiru e Pedro në të dytën e bënë të pavlefshëm golin e Traore të vendësve sapo nisi pjesa e dytë.

Në ndeshjet e tjera spikat suksesi 3-2 i Lyonit përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndërsa Porto iu imponua 2-0 Midtjyllandit. Rangersi, ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, barazoi 1-1 me Tottenhamit.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00.

VIDEO / Lazio mund Ajaksin dhe rikthehet në krye!

VIDEO / Lazio mund Ajaksin dhe rikthehet në krye!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Dhjetor 2024, 15:54

Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pak&eum...