Sport

Jose Mourinho kthehet në Premier League? Wolverhampton synon “Special One”!

12 Dhjetor 2024, 15:21 Nga DOSJA

Jose Mourinho kthehet në Premier League? Wolverhampton synon “Special

ANGLI - A do të kthehet José Mourinho në Premier League, pas eksperiencave të tij te Chelsea, Manchester United dhe Tottenham? E vështirë por jo e pamundur.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta Marca, “Special One” do të ishte ideja e fundit e Wolverhampton për të zëvendësuar menaxherin aktual Gary O'Neil.

‘Wolfes’ aktualisht janë të parafundit në tabelën e Premier League dhe dëshirojnë të mbështeten te një trajner me shumë përvojë, për të tentuar një rikthim të bujshëm drejt sigurisë.

Megjithatë, shanset që operacioni të jetë i suksesshëm duken mjaft të ulëta, pasi Mourinho nuk ka thënë kurrë se dëshiron t'i japë fund përvojës së tij aktuale në krye të Fenerbahçes, klubit turk me të cilin ai është i lidhur deri në qershor 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll