Sport

Sandro Tonali mohon thashethemet…

Agjencia e përfaqësimit të sulmuesit italian, sot te Newcastle, mohon se futbollisti nuk është i lumtur në Angli dhe mohon se do të kthehet në Serie A.

12 Dhjetor 2024, 15:54 Nga DOSJA
Sandro Tonali mohon thashethemet…

ANGLI - Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit sot te Newcastle United, mohoi, përmes agjencisë së tij të përfaqësimit, pakënaqësinë e tij në Angli dhe një rikthim të mundshëm në Serie A.

"Sandro nuk po mendon të kthehet në Seria A. Ai është i lumtur në Newcastle dhe i lumtur që luan në liga më e mirë në botë, ku ai është një idhull për tifozët e Newcastle, që e kanë mbështetur gjithmonë”,- thuhet në deklaratën e agjencisë përfaqësuese të italianit drejtuar rrjetit britanik “BBC”.

Tonali, i cili i kushtoi Newcastle 58 milionë paund (70 milionë euro), u pezullua për dhjetë muaj për një rast bastesh dhe mundi të rikthehet këtë sezon, në të cilin ka alternuar fillimet si titullar me ato si zëvendësues.

Mungesa e një roli të padiskutueshëm titullar në skuadrën e Eddie Howe ka bërë që në mediat italiane të përflitet se Tonali do të ishte i gatshëm të rikthehej në Itali, diçka që agjencia e tij e mohon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll