Politike

Komiteti i Rindërtimit, Rama cakton detyrat për ministrat, jep premtimet: Brenda 2021 të prekurit nga tërmeti në apartamente të reja (VD)

Rama ka mbledhur Komitetin e Rindërtimit. Kreu i Qeverisë tha se duhet bërë një analizë e plotë e dëmeve dhe të bëhen bilancet sa më shpejt. Rama u kërkoi ministrave punën e bërë në terren, pasi shtoi se shumë shpejt do nis puna për rindërtimin. Ministrat kanë treguar shifrat dhe sipas Çuçit në janar do bëhet konferenca e donatorëve.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë Komitetin e Rindërtimit, ku janë bërë bilancet paraprake të dëmeve dhe është treguar shifra e mbledhur nga donacionet për fondin e rindërtimit. Kreu i Qeverisë në mbledhjen e sotme paraqiti objektivat dhe bëri një përmbledhje të punës të punës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij Kryeministri premtoi se asnjë nga banorët e prekur nga tërmeti nuk do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në çadër. Ai shtoi gjithashtu se spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit të parë të 2020. Kreu i qeverisë u shpreh brenda 6 muajorit të parë do të ngrihen kantierët për ndërtimin e lagjeve të reja. Rama u shpreh se në fund të vitit 2021 do të jenë akomoduar pjesa më e madhe e banorëve të prekur nga tërmeti që jetojnë në apartamente me qera e në çadra.

Ndërkohë pas fjalës së Ramës kanë qenë ministrat që kanë treguar punën e bënë në terren, ku ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, u shpreh se mijëra familje janë strehuar në apartamente me qera dhe në janar do të zhvillohet konferneca e donatorëve. Minsitri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në fjalën e tij shtoi se po punohet në terren për evidentimin e dëmeve dhe tha se të gjithë mund të shikojnë në kohë reale se çfarë pune bëjnë në terren grupet e punës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjík pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(J.V. A.B. Dosja.al)

  • 12:50

    Rama thirrje banorëve në fshat: Afrohuni drejt qendrës, toka mbetet e juaja dhe do merrni banesa të reja

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Ridnërtimit, duke folur dhe për procesin e rindërtimit në fshat. Në fjalën e tij, Rama u ka bërë thirrje banorëve në fshat që të pranojnë të afrohen me njëri-tjetrin dhe të qendërzohen shtëpitë.

    Po ashtu kreu i qeverisë tha se  toka në fshat do të mbetet e tyre, siç ka qenë më parë dhe askush nuk duhet të ketë frikë se mund ta humbasë.

     

     

    E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër. 

    Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin…. Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

  • 11:45

    Ministri Ahmetaj: Në fillim të prillit ndërtime masive në territor, Durrësi dhe Tirana janë pastruar nga gërmadhat


    Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Rindërtimit, ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri një rezyme të situatës pas tërmetit. Ai ka theksuar se Durrësi, Tirana dhe Thumana janë pastruar plotësisht nga gërmadhat.

    “Puna ka vijuar. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, por edhe Lezha, Laçi dhe Tirana. Pastrimi i territorit është i rëndësishëm, Durrësi dhe Tirana janë pastruar krejtësisht, Thumana ka përfunduar. Është bërë falas. Lejet e ndërtimit, që për mua është e rëndësishme. Për shkak të ndryshimit të procedurave të përshpejtuar, janë 1020 leje për rikonstruksion. Të gjitha bashkitë kanë filluar procesin. Hapat e rindërtimit është shumë e rëndësishme. Fillimi i prillit të jetë fillim i ndërtimit masiv në territor, ndërsa në zonat rurale të jetë gati dy muaj më përpara. Të rëndësishme janë edhe donacionet.   Ta kthejmë në detyrim të gjithë transparencën, cfarë donatorësh ka dhe ku do të shkojë çdo lek,  tha ai.

  • 11:38

    Rama: Asnjë familje nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër

    Në mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë i prekur nga tërmetit nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021  në çandër.“Duhet të ndërtohen shkolla të reja, shumë më të mira nga ato që kemi pasur para tërmetit. Viti i ri do të nisë me shkolla të reja. Deri në fund të vitit 2021 të gjithë do të kenë shtëpi. Asnjë familje nuk do e kalojë Vitin e Ri në çadër. Duhet të nxirren sa më shpejt personat që janë në çadra, kryesisht ato në zonat rurale. Brenda 6 muajve do të kemi kaniterët e parë për lagjet e reja. Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Do të kemi një vleësim maksimal edhe për donatorët e vegjël”, u shpreh Rama.

  • 11:29

    Çuçi: Mijëra familje kanë marrë bonusin e qirasë, në janar konferenca e donatorëve

    Ministri Bledi Çuçi, i cili ka marrë kompetenca të plota për të koordinuar punën pas tërmetit ka treguar disa shifra për dëmet e shkaktuara nga lekundjet e tokës në 26 nëntor.

    Nga mbledhja e tretë e Komitetit të Rindërtimit, Çuçi tha se janë mijëra banesa të dëmtuara e 53 shkolla. Po ashtu ai tha se mijëra familje kanë marrë bonusin e qirasë dhe në mes të janarit do të zhvillohet dhe konferenca e donatorëve.

     

    Deri sot janë shembur 72 objekte. Për sa i takon strehimit afatgjatë, po aplikojmë bonusin e qerasë ëprt ë gjithë ata që kanë banesat e dëmtuara, në durerës janë 1310 familje që përfitojnë, në Tiranë 2274 familje, 499 në Vorë, 176 në Kavajë dhe në Kamëz 270. Në Lezhë 670 në të gjithë qarkun.

    3 janë në spitale të huaja për një mjekim të specializuar dhe qindra të tjerë kanë marrë mjekim.  53 shkollat dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe është pezulluar mësimi dhe janë akomoduar të gjithë kanë vijuar mësimin. Mbledhjen e konferencës së donatorëve do e zhvillojmë në mes të janarit”, u shpreh Çuçi.  

Shto Koment