"Si lojtarët e Champions League!" Rama në shkollën e Hoteleri Turizimit drejtuar studentëve: Do jeni më të kërkuarit në treg
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën Hoteleri Turizmit në Tiranë, e cila ë...
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se me buxhetin prej 8.2 miliardë eurosh kanë rritur vetëm rrogat e tyre.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit paralajmëroi se nëse mazhoranca nuk respekto Kushtetutës, në sallën e Parlamentit do të vijë mosbindja civile.
Berisha i ka quajtur deputetët e mazhorancës “zogj në klloçkë”, për të cilët u shpreh se shumë shpejt do të dalin pa pupla në publik. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se me buxhetin prej 8.2 miliardë eurosh kanë rritur vetëm rrogat e tyre.
"Ju ndjeheni mirë, se ju jeni si zogj të klloçkës, por asaj klloçkës do i vijë fundi dhe do dilni pa pupla. Çfarë diskutojmë këtu? Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka. Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush. Ku është ky? Ja, kujt t’ia vesh dorën.
Po kjo Velistja që fliste në TV mbrëmë gjysmë ore mbrëmë për të se si i devijonte fondet. Zonjë, është e shkruar në muret e parlamentit amendamenti yt direkt për 500 milionë lekë për djegësin e Tiranës. Ku janë ato na thuaj pak? Dhe kryeson një komision ti. Po ti je për komision tjetër. Po, po! Po shëndetësia? Po në qoftë se ka një sektor ku kryhen krime kundër njerëzimit është sektori i shëndetësisë. Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët. Fjalë që nuk i thotë kush kurrë për të sëmurët. As në minutat e fundit të jetës së tyre nuk i thotë.
Sepse ata nuk vdesin nga sëmundja, vdesin nga ilaçet që nuk marrin se u vidhni fondet. Po kanceri i gjirit ka një dekurs absolutisht ndër më pozitivët nëse kapet herët, është plotësisht i mjekueshëm. Çfarë u thua ti zonja që dole këtu dhe recitove. Po kur stepesh para gjakut të një fëmije, ti je grua e rrezikshme. Ti nuk mund të flisje kurrë po të kishte parasysh se je thirrur në interpelancë për një 14-vjeçar që u ther në gjirin e shkollës. Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku?
Është krim kundër njerëzimit. 8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit. Spekuloni me euron.
Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë. Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë. Po, do vijë në sallë. Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj. A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?" u shpreh Berisha.
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën Hoteleri Turizmit në Tiranë, e cila ë...
kuvendi TIRANË- Kryetarja e Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi ministren e Shëndet&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në Kuvend pas interpelancës mes deputetes Ina Zhupa dhe ministres...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka mbajtur një fjalim të ashpër në foltoren e Kuvendit gjatë in...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë S...
ogerta manastirliu TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Oger...
Berisha-Meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka uruar nga burgu 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Përmes nj&e...
Ina Zhupa dhe Elisa Spiropali TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vendosi një pankartë me nënshkrimin “Ogerta...
foto ilustruese TIRANË- Është rrëzuar interpelanca e kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi me k...
kuvendi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit se ndryshoi qëndrim pas statusit të...