Politike

“Ogerta jep dorëheqjen!" Zhupa vendos pankartën, Spiropali: Mos e prekni foltoren e Kuvendit!

Ndaj saj ka reaguar kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cilia i bëri thirrje të ulej në vend. Po ashtu atë moment Spiropali i kërkoi Gardës që ta hiqnin pankartën.

12 Dhjetor 2024, 10:51 Nga M.B
“Ogerta jep dorëheqjen!" Zhupa vendos pankartën, Spiropali:
Ina Zhupa dhe Elisa Spiropali

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vendosi një pankartë me nënshkrimin “Ogerta jep dorëheqjen”, referuar ministres së Arsimit, në foltoren e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Ndaj saj ka reaguar kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cilia i bëri thirrje të ulej në vend. Po ashtu atë moment Spiropali i kërkoi Gardës që ta hiqnin pankartën.

“Zonja Zhupa, uluni në vend dhe mos e prekni foltoren e Kuvendit. Ju lutem Grada hiqeni atë! Nuk është foltorja juaj”, tha Spiropali.

kuvendi

Sondazh

Poll