Politike

Opozita bllokon foltoren, Spiropali ndërpret seancën plenare

Pasi deputetët e opozitës u afruan te foltorja në sallën e Kuvendit u futën edhe punonjësit e Gardës.

12 Dhjetor 2024, 11:40 Nga r.ll
Opozita bllokon foltoren, Spiropali ndërpret seancën plenare
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun të mbajë fjalën. Pasi deputetët e opozitës u afruan te foltorja në sallën e Kuvendit u futën edhe punonjësit e Gardës.

Debatet nisën pas zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun lidhur me vrasjen e Martin Canit dhe sigurinë në shkolla.

seance plenare 12 dhjetor 2024

Sondazh

Poll