Politike

“Jam me nxitim!” U thirr nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, Kurti refuzon të tregojë nëse do të paraqitet

Pasi mori pjesë në lancimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”, Kurti u pyet nga gazetarët për ftesën e Prokurorisë Speciale.

12 Dhjetor 2024, 10:58 Nga M.B
“Jam me nxitim!” U thirr nga Prokuroria Speciale për të
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale të cilët e kanë ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Pasi mori pjesë në lancimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”, Kurti u pyet nga gazetarët për ftesën e Prokurorisë Speciale.

Ai nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim për disa takime të tjera.Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur se Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas ftesës, Kurti është thirrur të pyetet më 16 dhjetor nga ora 09:30, por nuk dihet se për cilën çështje.

albin kurti

Sondazh

Poll