Politike

Bardhi-Spiropalit: Ndryshuat qëndrim pasi foli Edi Rama, postimet e tij në Twitter janë Kushtetuta juaj

Ai tha gjithashtu se ka vendimin e gjykatës belge lidhur me çështjen "Beccheti". 

12 Dhjetor 2024, 10:28 Nga r.ll
Bardhi-Spiropalit: Ndryshuat qëndrim pasi foli Edi Rama, postimet e tij
kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit se ndryshoi qëndrim pas statusit të kryeministrit Edi Rama, lidhur me interpelancën e kërkuar nga ai për çështjen "Beccheti". 

Ai akuzoi Spiropali dhe mazhorancën për shkelje të Kushtetutës. Bardhi u shpreh më tej se shteti shqiptar po i jep 130 milionë euro të shqiptarëve Francesco Becchetit, drejtuesit të Agon Channel. Ai tha gjithashtu se ka vendimin e gjykatës belge lidhur me këtë çështje. 

"Elisa Spiropali e javës së shkuar ishte tjetër nga Elisa Spiropali pasi foli Edi Rama. Je padyshim në shkelje të Kushtetutës. Shkrimet e Ramës në Twitter janë Kushtetuta juaj. Kam vendimin e gjykatës belge. Nuk kam thënë se shteti shqiptar e ka kryer pagesën, por ka refuzuar ta kryejë pagesë. Po i jepni një mafiozi siç ju e quani 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarë. Ne kemi thënë dhe media ka referuar që me vendim gjykate shtetit shqiptar i janë konfikskuar 130 mln euro të Alb Control. Sipas procedurave të shtetit belg është duke bërë planin e shpërndarjes. 110 milionë euro janë për abritrazhin e Agon Channel, dhe pjesa tjetër për një tjetër arbitrazh.",tha Bardhi

elisa spiropali gazment bardhi

Sondazh

Poll