Politike

“O Vangjush, o bándit”, banorët e prekur nga tërmeti kërkojnë drejtësi, Xhaferri: Rama po zhdúk gjurmët

28 Dhjetor 2019, 17:40 Nga DOSJA
“O Vangjush, o bándit”, banorët e prekur nga

DURRËS– Kryetari i PD, dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ishte pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17. Zoti Xhaferri ngriti shqetësimin se edhe një muaj pas tërmetit, për këta banorë nuk asnjë zgjidhje.

Banorët të irrituar kërkojnë një përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat tyre ku kanë investimet e jetës. Ndërkohë që drejtojnë gishtin tek Vangjush Dako si përgjegjës për këtë situatë, duke kërkuar vënien e tij para drejtësisë.

Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë, o kriminel! O Vangjush, o bandit! Çfarë mjaft, unë kam humb gjithçka. 72 vjeç I kam humb të gjitha”, – denoncon një nga banorët.

Kreu i PD, Durrës Ferdinand Xhaferri tha se qeveri duhet tu thotë banorëve se çfarë do të bëhet me ta.

“Pra, nuk jam këtu në lagjen 17 për t’i thënë kryeministrit pse riktheu Vangjush Dakon në krye të bashkisë?! Sepse këtë e dinë mirë qytetarët e Durrësit. Nuk jam për t’i thënë pse ato 150 milionë eurot e koncensioneve nuk I jep për të dëmtuarit e termetit?! Se edhe këtë e dinë mirë. Dinë akoma më mirë qytetarët e Durrësit pse riktheu Arben Ahmetajn në krye të Ministrisë së Rindërtimit?! Apo pse menjëherë të vetmin vendim që ka marrë ishte për të prishur banesat. Kam dalë për ti thënë çfarë do të bëhet me këto dhjetëra e dhjetëra familje, që kanë investimin e jetës së tyre në këto banesa dhe qeveria ka detyrimin të dalë dhe tu thotë, ti nxjerrë sepse nga paniku I pasigurisë së termetit kanë dalë në panikun e pasigurisë për të ardhmen. Të dalë dhe tu thotë”.

Xhaferri tha se e vetmja vendimarrje ka qenë, emergjenca, urgjenca për të prishur, për të zhdukur gjurmët. Për të prishur dhe për të zhdukur gjurmët, pasi ky është është halli më i madh i Ramës.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ferdinant xhaferri tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako edi rama ferdinant xhaferri tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako

Sondazh

Poll