Politike

Ligji për flamurin Kombëtar në Malin e Zi/ Meta: Hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të pakicave

28 Dhjetor 2019, 16:36 Nga DOSJA
Ligji për flamurin Kombëtar në Malin e Zi/ Meta: Hap i

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e ligjit për Flamurin dhe Simbolet kombëtare shqiptare në Malin e Zi. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare. Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ligji per flamurin shqiptar mali i zi ilir meta ligji per flamurin shqiptar mali i zi

Sondazh

Poll