Politike

Takimi me minarorët në Bulqizë/ Eno Bozdo: Albchrome të ndalë presíonin ndaj sindikatës, PD në mbështetje të kërkesav

28 Dhjetor 2019, 16:07 Nga DOSJA
Takimi me minarorët në Bulqizë/ Eno Bozdo: Albchrome të

TIRANË– Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, ka zhvilluar një takim me disa nga përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve të kompanisë AlbChrome në Bulqizë. Gjatë takimit me ta Bozdo u njoh me të gjithë problemet dhe presionet që minatorët po përballen me drejtuesit e kompanisë AlbChrome.

Sipas Bozdos minatorët sot keqtrajtohen dhe keqpaguhen dhe kur ata protestojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre hasin në presion të vazhdueshëm dhe deri në largim nga puna nga drejtuesit e kompanisë.

Postimi i plotë i Eno Bozdos: 

Sot, si perfaqesues te Partise Denokratike patëm një takim me perfaqesuesit e punetoreve dhe sindikatave te minatoreve te kompanise koncesionare AlbChrome.

Nga ana e perfaqesuesve te punetoreve u denoncua presioni i paligjshem i administrates se kompanise mbi sindikalistet, si dhe u trajtuan gjeresisht kerkesat legjitime te sindikalisteve per rritje pagash dhe kushte me te mira pune.

Partia Demokratike thekson se cdo kerkese e punonjesve te sektorit apo e sindikatave te minatoreve eshte ne thelb e drejte dhe e patjetersueshme.

Ka nje kontrate pune kolektive midis punedhenesit dhe punemarresit dhe kjo duhet respektuar deri ne fund.

Cfare po ndodh sot ne Bulqize eshte simptome e problematikes se thelle ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasoje e korrupsionit qeveritar qe sot eshte dominant.

Kjo qeveri mban rekordin me te zi ne historine e Shqiperise persa i perket minatoreve qe kane humbur jeten ne frontin e punes apo jane plagosur rende ne te.

Ky fakt tregon se strukturat e specializuara te qeverise si Keshilli Kombetar i Punes, Inspektoriati i Punes, RISHM etj jane inekzistente. Dhe kjo eshte pjese shume e madhe e problemit.

PD eshte ne mbeshtetje te te gjitha kerkesave te ligjshme dhe i ben thirrje kompanise AlbChrome te te ndaloje presionin e paligjshem mbi punetoret, si dhe te ktheje ne pune kater punetoret e larguar nga puna padrejtesisht.
Gjithashtu policia e Shtetit duhet te beje detyren e saj dhe jo te behet vegel e presionit mbi sindikalistet.

Partia Demokratike i kerkon ne te njejten kohe institucioneve shteterore te marrin pergjegjesite e tyre mbi vete, duke garantuar ligjin dhe te drejten e punemarresve sipas Kodit te Punes dhe kontratave te punes te nenshkruar nga palet.

PERPLASJA ALBCHROME- MINATORET

Pak javë më  më parë,kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome”  u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët.  Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimetDeri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eno bozdo minatoret e bulqizes eno bozdo minatoret e bulqizes

Sondazh

Poll