Politike

Ligji për flamurin Kombëtar në Malin e Zi, Bushati: Shembull edhe për Preshevën, Medvegjë dhe Bujanovc (REAGIMI)

28 Dhjetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
Ligji për flamurin Kombëtar në Malin e Zi, Bushati: Shembull edhe

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, përshëndet votimin e ligjit për Flamurin dhe Simbolet kombëtare shqiptare në Malin e Zi. Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati thotë se me këtë ligj tashmë të gjithë shqiptarëve iu garantohet e drejta për të përdorur simbolet tona kombëtare, duke lejuar edhe shënimin e festave në komunat ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsinë.

REAGIMI I PLOTË:

Mali i Zi miratoi ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, përmes të cilit i garantohet pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimi i festave kombëtare. Miratimi i këtij ligji i jep fund praktikës së kushtëzuar të shfaqjes dhe përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtare. Ligji garanton gjithashtu shënimin e festës kombëtare në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 5% te popullsisë. Përgëzime partive politike shqiptare në Malin e Zi, të cilët për një kohë të gjatë kanë insistuar në miratimin e këtij ligji. Një sukses i përbashkët që vjen nga qartësia në avancimin e kërkesave të drejta dhe ndërtimi i koalicioneve largpamëse në Malin e Zi. Uroj që ky shembull të shërbejë si precedent për t’i mundësuar shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc përdorimin e simboleve kombëtare dhe arsimimin në gjuhën amtare!
#ShqiptarëtBashkë

 

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare. Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati ligji per flamurin shqiptar mali i zi ditmir bushati ligji per flamurin shqiptar mali i zi

Sondazh

Poll