Politike

"Olsi Rama kapoja i bandës së Xibrakës"/ Berisha me grupet e punës së PD, Lezhë: Si në Siri, si në Shqipëri, ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme

Gjithashtu Lideri i opozitës tha se vëllai i Assadit ishte identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës. 

11 Dhjetor 2024, 16:17 Nga E. D
"Olsi Rama kapoja i bandës së Xibrakës"/ Berisha me
Sali Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me grupet e punës së PD, Lezhë në kuadër të përgaditjeve për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Berisha u shpreh se shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve. Gjithashtu Lideri i opozitës tha se vëllai i Assadit ishte identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës. 

"Një përshëndetje të përzemërt ju, dhe të gjithë drejtuesve, demokrateve, demokratëve të qarkut demokratik të Lezhës, qarkun e fitores. Kam shumë kënaqësi të ju takoj. Ju keni ardhur këtu, por unë do të vij të ju takoj kudo atje, në qytete dhe fshatra. Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj. Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve.

Nuk them se janë të njëjta, jo, por diktatura ngjasin. Të bësh çtë duash, atyre ngjashmëritë nuk ua heq. Duke ardhur këtu, po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi. Thashë dhe njëherë, krahasimet nuk janë të njëjta, por ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll