Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për Erion Veliajn: Pavarësisht kushteve të punës, po bëjmë më të mirën
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...
Ndërkohë që nuk është ndalur për të komentuar rreth paraqitjes së saj, Kryemadhi ka dhënë vetëm një komet të shkurtër për gazetarët, duke thënë se ka shkuar për të marrë letrat e SHIK-ut.

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kryemadhi është parë sërish e shoqëruar nga vajza e saj.
Ndërkohë që nuk është ndalur për të komentuar rreth paraqitjes së saj, Kryemadhi ka dhënë vetëm një koment të shkurtër për gazetarët, duke thënë se ka shkuar për të marrë letrat e SHIK-ut.
Ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK. Një javë më parë, Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.
Kryemadhi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...
Erion Braçe TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë me anë të mesazhi dërguar n&eu...
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi TIRANA- Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të de...
Alibeaj TIRANË- Enkelejd Alibeaj ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nga ku bëri një pr...
TIRANË- Senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës është shtyrë sërish sot për shkak të mungesës së avokatëve...
Ina Zhupa TIRANA- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje op...
Elisa Spiropali TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi e...
Petrit Malaj TIRANA- Ministri i Financave Petrit Malaj ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me pagat dh...
Hovenier-Osmani KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është vlerësuar me Urdhrin “Dr. Ibrahim Ru...
Rexhe Byberi TROPOJË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi. Mëso...