Politike

Përfundon saga e vulës dhe logos, Gjykata e Tiranës regjistron Sali Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike

Sali Berisha u lirua nga masa "arresti shtëpiak" më 27 nëntor me vendim të gjyqtares, Flojera Davidhi. 

11 Dhjetor 2024, 15:37 Nga r.ll
Përfundon saga e vulës dhe logos, Gjykata e Tiranës regjistron
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka regjistruar në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, pas 3 vitesh seancash gjyqësore. 

"Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë “Partia Demokratike”, me iniciale PD ose PDSH. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”, thuhet në shkresën zyrtare të mëposhtme.

Përfundon saga e vulës dhe logos, Gjykata e Tiranës regjistron

Konflikti për drejtimin e PD-së nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar nga ish-kryetari Lulzim Basha. Ky veprim shkaktoi ndarje të thella brenda partisë dhe përshkallëzoi përplasjet politike dhe juridike.

Më 11 qershor të këtij viti, trupa e përbërë nga treshja gjyqtare me relatore Alma Ahmeti dhe dy anëtarët Iliba Bezati dhe Elona Toro njohu vendimin e Agron Zhukrit, që kishte vendosur që vula t’i jepej Sali Berishës. Ky i fundit u lirua nga masa "arresti shtëpiak" më 27 nëntor me vendim të gjyqtares, Flojera Davidhi. 

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll