Sport

FSHF prezanton “Albanin”, maskotën e Kombëtares shqiptare për “Euro 2025”…

Pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri “Alban”.

10 Dhjetor 2024, 14:51 Nga DOSJA

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret finalet e Kampionatit Europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të “Euro 2025”, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares, u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri “Alban”.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

FSHF prezanton “Albanin”, maskotën e Kombëtares shqiptare

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll