Aktualitet

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmoi sot mes tensioneve në GJKKO, seanca e radhës do të mbahet më 17 dhjetor

Seanca e sotme është ndërprerë disa herë nga ndërhyrjet e arrestuarve të tjerë. Situata e tillë ka detyruar gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën.

10 Dhjetor 2024, 12:38 Nga ZH.LL

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmoi sot mes tensioneve

TIRANË- Nuredin Dumani ka dëshmuar sot në GJKKO mes tensioneve të ngritura nga ish-bashkëpunëtor të tij.

Seanca e sotme është ndërprerë disa herë nga ndërhyrjet e arrestuarve të tjerë. Situata e tillë ka detyruar gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën.

Ndërkohë, mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 dhjetor në orën 09:00.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer ngjarje kriminale të kryera nga veta ai dhe në bashkëpunim me të tjerë.

Dumani ka zbardhur emrat, si Talo Çela apo Festim Qoli, të cilët ishin të përfshirë si autorët kryesorë në disa prej ngjarjeve kriminale.

 

nuredin dumani

Sondazh

Poll