Aktualitet

Tensione gjatë seancës gjyqësore teksa dëshmonte Nuredin Dumani, ndërpritet seanca për disa minuta

Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Teksa Dumani po dëshmontë, situata të tensionuara u krijuan në sallë teksa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.

10 Dhjetor 2024, 11:08 Nga ZH.LL
Tensione gjatë seancës gjyqësore teksa dëshmonte Nuredin
Dumani

TIRANË- Seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit "Plumbi i Artë", ku po dëshmon i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po mbahet këtë të martë në GJKKO nën masa të forta sigurie.

Dëshmia e Dumanit është shoqëruar me tensione nga ish-bashkëpunëtorët e tij. Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e tij. Teksa Dumani po dëshmonte, situata të tensionuara u krijuan në sallë ndërsa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.

Qoli shpërtheu kundër Dumanit me fjalë fyese, teksa në atë moment gjyakata ndërpreu seancën. Pas disa minutash, seanca rifilloi por nën masa të forta sigurie.

 

dumani spak

Sondazh

Poll