Aktualitet

Sekuestrimi i drogës me vlerë 270 mijë euro në kryeqytet/ Policia po heton celularët e 2 të arrestuarve, dyshohet për persona të tjerë të përfshirë

Dy të rinjtë u arrestuan në Kamzës, teksa u kapën në flagrancë me lëndë narkotike që kap vlerën e 270 mijë dollarëve. Të arrestuarit, ishin në përgjim nga policia prej 6 muajsh. Ata janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal.

10 Dhjetor 2024, 11:59 Nga ZH.LL
Sekuestrimi i drogës me vlerë 270 mijë euro në kryeqytet/
policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të identifikuar, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, teksa vijon hetimet për shpërndarjen e kokainës në kryeqytet.

Dy të rinjtë u arrestuan në Kamzës, teksa u kapën në flagrancë me lëndë narkotike që kap vlerën e 270 mijë dollarëve. Të arrestuarit, ishin në përgjim nga policia prej 6 muajsh. Ata janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal.

Për të zbuluar skema kriminale ku mund të jenë edhe emra të tjerë të përfshirë, hetuesin po verifikojnë celularët e sekuestruar të dy të arrestuarve.

Nga hetimet, policia dyshon se ka më shumë të përfshirë, të cilët funksiojnë si një grup shpërndarës dhe furnizuës të kokainës në zona të ndryshme në kryeqytet.

Bëhet me dije se kokainën e grupit të 2 të rinjve të arrestuar e blinin jo vetëm klientë të zakonshëm, por dyshohet edhe këngëtarë të njohur.

 

 

 

tirane

Sondazh

Poll