Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas 63-vjeçaren, humb jetën në spital

Sipas njoftimit, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

10 Dhjetor 2024, 10:30 Nga M.B
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident ka ndodhur rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”. Mësohet se drejtuesi i automejti, një 43-vjeçar me incialet E. R., ka aksidentuar 63-vjeçaren me inicialet F. M.,  e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Sipas njoftimit, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll