Aktualitet

Sherri mes adoleshentëve në Tiranë dhe plagosja e dy prej tyre, procedohen penalisht 3 të mitur

Konkretisht mësohet se janë proceduar penalisht të miturit e moshave 14, 14 dhe 15-vjeç.

10 Dhjetor 2024, 10:33 Nga M.B
Sherri mes adoleshentëve në Tiranë dhe plagosja e dy prej tyre,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Tre mitur janë proceduar penalisht pas sherrit të ditës së djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku mbetën të dëmtuar 2 të mitur. Konkretisht mësohet se janë proceduar penalisht të miturit e moshave 14, 14 dhe 15-vjeç.

Ata akuzohen se janë konfliktuar me sende të forta me disa bashkëmoshatarë të tyre, ku mbetën të dëmtuar dy të miturit e moshave 10 dhe 14-vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

tirana

Sondazh

Poll