Aktualitet

Përshtaste ambiente për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari që tentoi të largohej nga Shqipëria

44-vjeçari me iniciale J. G., u kap në flagrancë në pikët kufitare Hani i Hotit. Mësohet se po tentonte për t'u larguar nga Shqipëria teksa u ndalua nga policia.

10 Dhjetor 2024, 11:40 Nga ZH.LL
Përshtaste ambiente për prostitucion, arrestohet 44-vjeçari
foto ilustruese

ELBASAN- Një 44-vjeçr ka rënë në prangat e policisë në Elbasan. Në kuadër të një operacioni kundër prostitucionit, i arrestuari ishte shpallur në kërkim 4 ditë më parë.

44-vjeçari me iniciale J. G., u kap në flagrancë në pikët kufitare Hani i Hotit. Mësohet se po tentonte për t'u larguar nga Shqipëria teksa u ndalua nga policia.

Sipas bluve, dyshohet se ky person ka përshtatur ambiente të marra me qera për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka vepruar në bashkëpunim më disa persona të tjera nga vendet e Amrikës Latine, të cilët i reklamonin online dhe ofronin shërbime kundrejt pagesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll