Aktualitet

I kërkuar për 1 ton kanabis në Kosovë, arrestohet në Cërrik 27-vjeçari Mirjon Qokli

Ndërkohë që kërkohej nga policia e Pejës, për trafikim të 1 ton kanabis. 

10 Dhjetor 2024, 10:49 Nga I.A
I kërkuar për 1 ton kanabis në Kosovë, arrestohet në
Policia

CËRRIK- 27-vjeçari Mirjon Qokli i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike është vënë në pranga ditën e sotme në Cërrik. Mësohet se, Qokli është vënë në pranga në banesën e tij në Cërrik. Ndërkohë që kërkohej nga policia e Pejës, për trafikim të 1 ton kanabis. 

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mirjon Qokli, 27 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.

mirjon qokli

Sondazh

Poll