Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

10 Dhjetor 2024, 10:04 Nga M.B
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe
Para

KAKAVIJË- Një 47-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara. Mësohet se paratë u gjetën gjatë kontrollit që u krye në çantën e 47-vjeçarit me inicialet N. L, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kakavije

Sondazh

Poll